Mesfushori rezulton pozitiv me Covid-19, e gjithë skuadra e Juventus në izolim

Mesfushori rezulton pozitiv me Covid-19, e gjithë skuadra e Juventus në izolim

16:54, 14/10/2020

Situata sa vjen edhe bëhet më e vështirë te Juventus, për sa i përket lojtarëve të infektuar me kornavirus.

Pas, Cristiano Ronaldo-s, është radha e të afruarit në këtë merkato, Weston McKennie të infektohet nga virusi famëkeq.

Lajmi është dhënë nga skuadra torineze me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku deklaroi se i gjithë grupi është izoluar.

“Juventus njofton se gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, lojtari Weston McKennie ka dalë pozitiv në Covid 19”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco