Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? E pret ambulanca

Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? E pret ambulanca

16:52, 14/10/2020

I infektuar me COVID-19, Cristiano Ronaldo është larguar nga Lisbona me një fluturim privat gjatë ditës së sotme, duke u pajisur me masat e nevojshme të sigurisë.

Ronaldo vendosi të kthehej në Itali për të kryer aty periudhën e karantinës, duke vendosur të izolohet në Torino, aty ku e pret ambulanca për ta dërguar në izolim.

Një vendim që kampioni portugez e mori për të qëndruar në kontakt me stafin mjekësor të Juventusit me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejt.

Me siguri Ronaldo do të humbasë ndeshjen e kampionatit me Crotonen dhe atë të debutimit në Champions League kundër Dinamos së Kievit, por prezenca e tij është në rrezik serioz edhe për sfidën kundër Barcelonës dhe rivalit të tij të madh Lionel Messi.

Kjo pasi rregullorja e UEFA-s parashikon që një lojtar duhet të rezultojë negativ në një test ndaj COVID-19 një javë para ndeshjes në të cilën duhet të luajë.

Kështu duke qenë se ndeshja me “blaugranat” është në program për të mërkurën e 28 tetorit, ylli i Juventusit duhet të kalojë provën e tamponit para datës 21.

Në këtë mënyrë do të jetë deciziv tamponi i ardhshëm që pritet fundjavën që vjen, për të kuptuar se kur Ronaldo do të mund të bashkohet me skuadrën për t’u kthyer në dispozicion të Pirlos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco