Ferrero bën deklaratën e fortë: Nuk vdes nga Covid-19, pasiguria po vret mendjet e njerëzve

Ferrero bën deklaratën e fortë: Nuk vdes nga Covid-19, pasiguria po vret mendjet e njerëzve

16:21, 14/10/2020

Massimo Ferrero, presidenti i Sampdoria , i cili është bërë shpesh protagonist për deklaratat e tij, ka folur së fundmi për 'Radio Capital', ku kritikoi ashpër masat dhe deklaroi se stadiumet duhet të hapen në masën 30%.

“Nga koronavirusi nuk vdes. Të respektojmë sëmundjen, por jo ta ekzagjerojmë. Shkencëtarët dalin nëpër studio televizive dhe çdonjëri thotë diçka ndryshe. Mendoj se ka ardhur koha që edhe tamponët t’i lëmë mënjanë”, tha Ferrero.

“Pasiguria po vret mendjet e njerëzve. Shumë shpejt do të mbyllim spitalet për trupin dhe do të hapim ata për kokën. Unë u detyrova të mbyll kinematë, ndërsa tani ka edhe probleme me futbollin dhe kjo po mbyll jetën e njerëzve. Ka ardhur koha që të hapim stadiumet në masën 30% të kapacitetit”, u shpreh presidenti i Sampdorias.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco