Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Ronaldo me Covid-19, shpërthen motra e tij: Ky është mashtrimi më i madh...

Ronaldo me Covid-19, shpërthen motra e tij: Ky është mashtrimi më i madh...

15:37, 14/10/2020

Cristiano Ronaldo është i izoluar dhe po rikuperohet, pasi doli pozitiv në testin për COVID-19, gjatë grumbullimit me kombëtaren. Ylli portugez ka marrë mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve të tij, të partneres, Georgina Rodríguez, të mamasë, Dolores etj.

Ndërsa ai duhet të qëndrojë në karantinë, edhe pse asimptomatik, motra e tij, Katia Aveiro, ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tamponit të vëllait futbollist.

Vetëm një ditë pasi lajmi u bë publik, në një deklaratë nga Federata Portugeze e Futbollit, Katia ka publikuar një mesazh të fuqishëm, shoqëruar me një fotografi të vëllait të saj: 

Nëse Cristiano Ronaldo duhet të zgjojë botën, duhet të them se ai me të vërtetë është një lajmëtar i Zotit.

Faleminderit! Unë besoj se sot mijëra njerëz do ta besojnë pandeminë, testet dhe masat e marra, aq sa unë…

Ky është mashtrimi më i madh që kam parë, qysh kur kam lindur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco