Presidenti i klubit nga Serie A: Të kthehet normaliteti, njerëzit nuk po vdesin...!

Presidenti i klubit nga Serie A: Të kthehet normaliteti, njerëzit nuk po vdesin...!

14:35, 14/10/2020

Presidenti i klubit të Sampdorias, Massimo Ferrero u ka kërkuar autoriteteve italiane që të rikthejnë normalitetin në futboll, pasi sipas tij, njerëzit nuk po vdesin.

 “Dua të them diçka menjëherë, sot 27 vjet më parë kishte një moment dhimbjeje për Sampdoria, vdekja e një presidenti të madh si Mantovani dhe unë dua ta kujtoj atë. Një njeri që kishte forcë dhe dëshirë të madhe, arriti të sillte titullin te Sampdoria e madhe”.

Në ditët e sotme në futboll nuk ka ditë pa një pozitivitet të ri në Serie A.

“Le të mos shpikim gjëra që nuk ekzistojnë. Këtu ka një sëmundje dhe ne i bërtasim botës se ne jemi ekselenca e shkencës: ne falënderojmë mjekët dhe ata që punojnë në spitale për të luftuar këtë koronavirus.

Por më parë ishte një përbindësh që nuk e identifikoi veten, ndërsa tani e kemi identifikuar dhe prandaj përpiqemi të mos e theksojmë sepse nëse e bëjmë kështu … Sëmundja ekziston, ajo duhet të identifikohet, por ne kemi bërë 100 milion hapa përpara dhe nuk vdesim falë Zotit”.

“Unë e respektoj këtë virus gjithë jetën time, por ne kemi mjetet për t’u marrë me të. Shumë personazhe shkojnë në televizion, por secili thotë të kundërtën e tjetrit. Dje në Rai 2 kemi rishikuar arkivolet. Me të vërtetë… “.

Sa njerëz do të kthenit në stadiume?

“Nuk po kërkoj 100%, madje as 50% por të paktën 25% …”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco