VIDEO/ Françesco Totti i jep lamtumirën e fundit babait të tij

VIDEO/ Françesco Totti i jep lamtumirën e fundit babait të tij

13:34, 14/10/2020

Këtë mëngjes në kishën Beatta Vergine Maria del Carmelo u kremtua varrimi i Enzo Tottit, babai i kapitenit historik të Romës, i cili vdiq të hënën në mëngjes në spitalin Spallanzani pasi ishte infektuar me COVID-19.

Vetëm anëtarët e familjes dhe të afërmit më të ngushtë morën pjesë në lamtumirën e fundit të Enzos: të pranishëm Francesco Totti, Ilary dhe tre fëmijët, jo zonja Fiorella, gruaja e të ndjerit, pasi gjithashtu dhe ajo ka rezultuar pozitive për Covid.

Shumë miq dhe të afërm qëndronin në sheshin ngjitur kur brenda kishës po i jepej lamtumira e fundit.

I pranishëm ishte dhe Bruno Conti dhe një përfaqësues i Romës , Vincent Candela, Enzo Salvi, miqtë e Enzo dhe Francesco Totti.

'Enzo ishte një person i jashtëzakonshëm, shumë bujar dhe që jetonte me shumë përulësi pavarësisht nga fakti se djali i tij ishte një nga futbollistët më të mirë në botë’ është shprehur aktori Enzo Salvi teksa largohej nga kisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco