Aguero tregon se si është të ndash dhomën e gjumit me Messin

Aguero tregon se si është të ndash dhomën e gjumit me Messin

09:06, 14/10/2020

Të dy janë përfaqësues të kombëtares së Argjentinës.

Dhe duke qënë të tillë atyre ju ka rënë shpesh të qëndrojnë në një dhomë teksa janë mbledhur për ndeshje të ndryshe.

Dhe së fundmi Sergio Aguero ka treguar se si është të ndash dhomën me Messin gjatë një interviste.

‘Ne shikojmë televizion. Ai shkon në shtrat para meje ndërsa unë shpesh fle gjumë me televizionin ndezur’ filloi Aguero duke folur për zakonet t ij në dhomë me Messin.

‘Të nesërmen ai më qorton sepse gjithmonë ndodh kështu. A mund të quhet një 'martesë' rraskapitëse? Ai ankohet shumë kur mbërrijmë në hotel dhe shkon të bëjë dush menjëherë dhe dëshiron të jetë gati dhe nëse  ka një orë e gjysmë para darkës. Ndërsa unë bëhem gati 10 minuta para darkës, ai më qorton që gjithmonë jam vonë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco