Cristiano Ronaldo infektohet me koronavirus

Cristiano Ronaldo infektohet me koronavirus

16:21, 13/10/2020

Federata Portugeze e Futbollit ka konfirmuar se edhe Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Federata sqaron se ylli portugez është asimptomatik, ndërsa është vendosur në izolim.

Ronaldo ka rezultuar pozitiv gjatë testeve që u janë bërë lojtarëve gjatë grumbullimit me kombëtaren e Portugalisë, e cila do të luajë mbrëmjen e së mërkurës ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Tashmë, Ronaldo do të mungojë të paktën në takimin e kësaj fundjave për Juventusin në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco