VIDEO/ Zhgënjen Tirana, bardheblutë eliminohen nga Liga e Europës

VIDEO/ Zhgënjen Tirana, bardheblutë eliminohen nga Liga e Europës

22:23, 01/10/2020

Është mbyllur këtu aventura e Tiranës në Europë. Ëndrra për të kaluar në grupet e Ligës së Europës, është shuar mbrëmjen e sotme nga skuadra e Young Boys. Zvicerianët arritën të fitonin në sfidën e Play-off me rezultatin 3-0 ndaj bardhebluve.

Vendasit e dominuan takimin nga fillimi në fund, duke mos e vënë asnjë moment në rrezik atë.

Megjithatë, u desh të vinte minuta e 42-të që zvicerianët të gjenin golin e avantazhit. Në pjesën e dytë Young Boys shënoi edhe dy herë të tjera në portën e Bekaj, me anë të Jean Pierre Nsame. Vlen për t’u theksuar që  goli i tretë i shënuar nga Nsame ishte offside. Ndërsa kartoni i kuq i marrë nga Agustin Torassa në minutën e 67-të nuk ndikoi  shumë në rezultatin e takimit, pasi Young Boys kishte realizuar tre herë në portën e Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco