Zyrtare: Andi Zeqiri firmos me klubin e Premier League

Zyrtare: Andi Zeqiri firmos me klubin e Premier League

20:39, 01/10/2020

Ashtu siç ishte bërë e ditur, sulmuesi 21-vjeçar me origjinë nga Kosova, Andi Zeqiri është transferuar te klubi i Brighton, që militon në Premier League-n angleze.

I lindur dhe rritur në Lozanë, Zeqiri është rritur te skuadra e qytetit, me të cilën ka debutuar edhe në futbollin profesionist, ndërsa sezonin e kaluar ndihmoi ekipin që të ngjitet në Superligën e Zvicrës, duke shënuar 22 gola.

Futbollisti ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtër te të rinjtë e Juventusit, ndërsa pikërisht në ambientet e klubit bardhezi kreu edhe vizitat mjekësore të hënën, për t’u nisur rezultatet drejtuesve të klubit të Brighton.

Pas kryerjes së vizitave mjekësore, Zeqiri pasditen e sotme hodhi firmën mbi kontratën. Ai nënshkroi për 4 vite me klubin anglez.

Andi Zeqiri ka përfaqësuar Zvicrën në të gjithë nivelet deri te skuadra U21, por së fundi ka konfirmuar se do të veshë fanellën e Kosovës. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco