Midis më të mëdhenjve/ Ronald, Messi dhe Uzuni, një treshe për t’u parë

Midis më të mëdhenjve/ Ronald, Messi dhe Uzuni, një treshe për t’u parë

19:05, 01/10/2020

U hodh në studiot e “Radio Televizionit Suisse” në Gjenevë dhe jo në Nyon, si zakonisht, shorti i Champions League, ku 32 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët e tyre.

Ky short ishte mjaft interesant, pasi skuadra e Ferencvarosh, ku luan edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni ra në një grup me Juventusin e Cristiano Ronaldos dhe Barcelonën e Lionel Messit, së bashku me ta në grupin G është edhe skuadra e Dinamos së Kievit.

Duke parë kundërshtarët shanset për skuadrën e Uzunit për t’u kualifikuar janë të pakta. Megjithatë emocioni është pa dyshim i papërshkrueshëm për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, që pati kontribut të çmuar në kualifikimin e Fernecvaroshit në fazën e grupeve.

Deri pak vite më parë ishte pjesë e Apolonisë e Laçit në Superiore, tani luan krah gjigantëve të futbollit, Messit dhe Ronaldos.

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco