Hidhet shorti i Champions League, përballje gjigantësh në këto grupe. Rikthehet dueli Messi-Ronaldo

Hidhet shorti i Champions League, përballje gjigantësh në këto grupe. Rikthehet dueli Messi-Ronaldo

18:17, 01/10/2020

U hodh në Gjenevë të Zvicrës shorti i fazës së grupeve të Champions League, shkruan Syri.net.

Janë 32 klube që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këtë fazë dhe që janë ndarë në 8 grupe me nga 4 skuadra.  

Nga ndarja e grupeve, bie në sy përballje gjigantësh në Grupin A mes Bayern Munchen dhe Atletico Madrid, por edhe në Grupin G ku do të ndeshen Juventusi me Barcelonën.

Rikthehet kështu dueli i dekadës së fundit, Messi-Ronaldo, por tashmë në sfidën Barça-Juve.

Një tjetër sfidë interesante do të jetë në Grupin B, me Real Madridin që do të ketë punë me Interin.

Faza e grupeve nis më 20 tetor dhe mbyllja e sezonit të Champions League do të jetë më 29 maj 2021 në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Shorti i Champions League

Grupi A

Bayern Munchen

Atletico Madrid

Salzburg

Lokomotiv Moskë

Grupi B

Real Madrid

Shakhtar Donetsk

Inter

Borussia Moenchegladbach

Grupi C

Porto

Manchester City

Olympiacos

Olimpique de Marseille

Grupi D

Liverpool

Ajax

Atalanta

Midtjylland

Grupi E

Sevilla

Chelsea

Krasnodar

Rennes

Grupi F

Zenit

Borussia Dortmund

Lazio

Club Brugge

Grupi G

Juventus

Barcelona

Dynamo Kyiv

Ferencvaros

Grupi H

PSG

Manchester United

Leipzig

Istambul Basaksehir

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco