Shorti i Champions-it/ Përcaktohen vazot, ekipet mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Shorti i Champions-it/ Përcaktohen vazot, ekipet mësojnë kundërshtarët e mundshëm

17:16, 01/10/2020

Më pak se një muaj e gjysmë pas triumfit të Bayern Munchen ndaj Paris Saint-Germain në Lisbonë, Liga e Kampionëve 2020-21 po merr formë , me shortin e fazës së grupeve të vendosur për sot në orën 17:00.

Shorti do të hidhet në studiot e “Radio Televizionit Suisse” në Gjenevë dhe jo në Nyon, si zakonisht. Janë 32 skuadra pjesëmarrëse, nga të cilat 26 kualifikohen përmes kampionateve kombëtare dhe 6 nga kualifikimet e verës të përfunduara me playoff-et e kësaj jave. Java e parë është caktuar për 20-21 tetor ndërsa finalet e Ligës së Kampionëve do të luhet në Stamboll, Turqi, në 29 maj 2021.

Bayern Munich, Sevilla, Real Madrid, Liverpool, Juventus, PSG, Porto dhe Zenit janë skuadrat që gjenden në vazon e parë,. Në  vazon e dytë të gjenden ekipe të mëdha si Barcelona, Manchester United, Manchester City, Chelsea etj dhe ka mundësi të krijohet një ‘grup i vdekjes’.

 

Këto janë vazot:

 

Vazoja e parë: Bayern Munich, Sevilla, Real Madrid, Liverpool, Juventus, Paris St-Germain, Zenit St Petersburg, Porto.

 

Vazoja e dytë: Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Chelsea, Ajax.

 

Vazot tre dhe katër: Dynamo Kiev, Red Bull Salzburg, RB Leipzig, Inter Milan, Olympiakos, Lazio, Krasnodar, Atalanta, Lokomotiv Moscoë, Marseille, Club Brugge, Borussia Monchengladbach, Istanbul Basaksehir, Midtjylland, Rennes, Ferencvaros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco