'Do të jetë trajner interesant për Bajernin', Rummenigge zgjedh teknikun e ri

'Do të jetë trajner interesant për Bajernin', Rummenigge zgjedh teknikun e ri

15:02, 01/10/2020

Ksabi Alonso i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë në të ardhmen, ku edhe mund të mendohet si teknik te Bajerni i Mynihut. Kështu mendon Karl-Heinz Rummenigge, “CEO” i kampionëve të Gjermanisë. Spanjolli luajti tri sezone në “Allianz Arena” me bavarezët përpara se të largohej përfundimisht nga futbolli i luajtur.

“Ai do të jetë një trajner interesant për klubin tonë në të ardhmen. Mund ta imagjinojë mirë ditën kur kjo mund të ndodhë”, tha Rumenige për “Bild”.

“Jam ende shok me Ksabin, ai është një njeri fantastik jashtë fushe. Ka dhënë shumë për ne dhe ka qenë gjithmonë ai beniamini i tifozërisë. Ku i dihet, ata mund të kenë fatin ta takojnë sërish atë”, tha Rumenige.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco