ZYRTARE/ 14 anëtarë të klubit me Covid19, shtyhet ndeshja Genoa - Torino

ZYRTARE/ 14 anëtarë të klubit me Covid19, shtyhet ndeshja Genoa - Torino

14:26, 01/10/2020

Tashmë vendimi është zyrtar.

Shtyhet ndeshja mes Genoa-s dhe Torino-s e vlefshme për javën e 3-të në Serie A.

Vendimi është marrë për shkak se Genoa disa ditë më parë konfirmoi se 14 anëtarë të klubit kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Ndër 11 lojtarë të infektuar është edhe futbollisti shqiptar, Valon Behrami, shkruan SYRI.net.

Gjithashtu ditën e sotme, Genoa anuloi stërvitjen për shkak të frikës së përhapjes më të gjerë të virusit famëkeq.

Kujtojmë që në Itali ditët e fundit po përflitet për të pezulluar Serinë A për një afat 14 ditor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco