FOTO/ Formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Young Boys

FOTO/ Formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Young Boys

12:01, 01/10/2020

Tirana zbret në fushën e Young Boys me qëllimin e vetëm realizimin e ëndrrës së pjesëmarrjes për herë të parë në historinë e saj në fazën finale të një kompeticioni europian të klubeve. Bardheblutë janë përgatitur prej kohësh për përballjen me kampionët e Zvicrës teksa kanë shfrytëzuar dhe bojkotin e kampionatit.

Skuadra bardheblu ka qenë e plotë, ndërsa jashtë kanë mbetur lojtarë si Shaqir Tafa për çështje federimi dhe Giamfi i dëmtuar, që nuk mund të luajë. Ndërsa kapiteni Idriz Batha, përtej shqetësimeve, do të luajë nga minuta e parë. Por nuk ia del Erjon Hoxhallari, i cili ka probleme me shpinën, dhe sipas të gjitha gjasave, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Në seancën e fundit skuadra ka provuar edhe goditjet nga penalltia.

RRESHTIMI – Duke nisur nga porta, Visar Bekaj pritet të debutojë sot me fanelën bardheblu. Trajneri Egbo i beson qendrën e mbrojtjes dyshes Vangjeli-Najdovski. Për sa u përket krahëve, maqedonasi tjetër Toshevski pozicionohet në krahun e djathtë, kurse Ismajlgeci merr vendin e Erion Hoxhallarit.

“Diga” do të plotësohet me Çelhakën dhe Bathën, i cili ka vendosur të sakrifikojë për ekipin. Torasa, Kobina dhe Kale do të mbështesin Ernest Muçin në sulm.

"Panorama Sport" ka publikuar formacionin e mundshëm të Tiranës: 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco