Serie-A/ Atalanta ‘gllabëron’ Lazion e Simone Inzaghit

Serie-A/ Atalanta ‘gllabëron’ Lazion e Simone Inzaghit

22:55, 30/09/2020

Duket se dita e sotme ka qenë me fat për zikaltërit. Pas Interit që shkatërroi Beneventon e Filipo Inzaghit 5-2, edhe zikaltërit e Atalantës shkatërruar 4-1 Lacion, që drejtohet nga një tjetër Inzaghi, Simone.

Bergamaskët treguan edhe një herë se janë në formë të shkëlqyer, ashtu si në dy sezonet e fundit. Ishin Gosens, Hatebur dhe Alejhandro Gomez, që realizuan në pjesën e parë për ta dërguar Atalantën në dhomat e zhveshjes në avantazh të trefishtë.

Pjesa e dytë ishte disi më ndryshe, teksa Kaisedo shënoi për ekipin e Inzagit në minutën e 57’ duke kthyer shpresën te lacialët, por këto shpresa i mbylli Gomez, i cili shënoi për Atalantën në minutën e 61’, duke e ruajtur këtë rezultat deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco