Atletico Madrid ngec në transfertë me Luis Suarez titullar

Atletico Madrid ngec në transfertë me Luis Suarez titullar

21:54, 30/09/2020

Atletico e Madridit ngec përballë Huescas në transfertë në javën e katërt të La Ligas.

“El Pistolero” (Luis Suarez), nuk “shkrepi” përballë ekipit të sapongjitur në elitën e futbollit spanjoll, edhe pse Simeone preferoi ta hidhte në fushë që nga minuta e parë.

Sulmuesi uruguaian, që debutoi me dygolësh dhe një asist në sfidën ndaj Granadas, u zëvendësua në minutën e 62-të nga Diego Costa.

Një gjysmë hap i gabuar për “Los Colchoneros”, që pretendonte maksimumin përballë një ekipi modest, por që nuk rezultoi i tillë në fushën e blertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco