Flet trajneri i Young Boys: Në shtëpi jemi dominantë, futbollistët shqiptarë vijnë këtu për të treguar futboll

Flet trajneri i Young Boys: Në shtëpi jemi dominantë, futbollistët shqiptarë vijnë këtu për të treguar futboll

21:50, 30/09/2020

Trajneri i Young Boys, Gerardo Castro, është shprehur se ai dhe skuadra e tij nuk janë të shqetësuar nëse kualifikohen apo jo. Para ndeshjes me Tiranën në “play off”, ai është shprehur se do të jetë një sifdë rrezikun e së cilës e dinë të gjithë. 

“Nuk jemi të shqetësuar nëse do të arrijmë të kualifikohemi apo jo. Jemi të përqendruar te performanca që do të tregojë ekipi, dhe duhet të futemi në fushë me idenë se mund të mposhtim çdo kundërshtar. Ne e dimë rrezikun e sfidës së nesërme, por nuk jemi të fokusuar se do të skualifikohemi. Një sportist nuk mund të jetë i qetë, kur në mendje ka gjëra të tjera, ne kemi si detyrë t’i tregojmë atyre rrugën drejt fitores. Më duket interesante që është avantazh ndeshja në terren artificial. Çdo skuadër mund të fitojë edhe këtu. Ju nuk mund të përgjithësoni, sepse një vend është i tillë dhe një tjetër jo.

Futbollistët shqiptarë do të vijnë këtu për të treguar futboll. Nuk e di se kur ishte disfata e fundit e jona në shtëpi, nuk mbaj statistika dhe nuk i mendoj shumë. Në shtëpi jemi dominantë.”, u shpreh Castro.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco