Egbo flet nga Zvicra: Lojtarët ta shijojnë përballjen me Young Boys

Egbo flet nga Zvicra: Lojtarët ta shijojnë përballjen me Young Boys

21:10, 30/09/2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, është shfaqur besimplotë në prag të ndeshjes me Young Boys.

Në konferencën për shtyp pak minuta para stërvitjes së fundit, nigeriani i bardhebluve theksoi se skuadra e tij do të bëjë gjithçka për kualifikimin.

Gjithashtu, sipas “Panorama Sport”, ai shtoi më tej se e kanë studiuar mirë kundërshtarin.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe jashtëzakonisht e vështirë, por ne jemi gati për të përballuar 90 minuta. Këtë do ta shikojmë në fushë. E njohim kundërshtarin, mënyrën e lojës së tyre, çfarë ekipi kanë. Kemi ndjekur 2-3 ndeshjet e fundit të tyre dhe bëhet fjalë për një skuadër të fortë dhe me lojtarë shtatlartë. E kemi analizuar Young Boys dhe kemi besim se do ta përballojmë me sukses”, ka thënë fillimisht Egbo.

I pyetur për gjendjen e skuadrës dhe a janë lojtarët në formën më të mirë, ai u shpreh: “Tirana nuk mund të jetë në 100 % të formës, pasi kampionati nuk ka nisur ende. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në Ligën e Kampioneve, ndërsa Young Boys përveç Europës, ka bërë edhe tri takime në kampionat.

Kjo do të jetë hera e parë për Tiranën me këtë arritje dhe lojtarët duhet ta shijojnë ndeshjen e nesërme në maksimumi. Nëse do kishim mundësinë të kishim disa opsione, për të bërë lëvizje, mund t’i bënim, por këta lojtarë kemi dhe do përpiqemi të marrim maksimumin me këta. Është e vërtetë që ata kanë lojtarë të gjatë dhe kjo mund të jetë problem, por ne do të përpiqemi t’i marrim masat. Do arrijmë ta gjejmë një strategji për ndeshjen e nesërme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco