Në prag të ndeshjes me Celta Vigon, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, doli në një konferencë për shtyp, ku përveç sfidës, foli edhe për Lionel Messin, i cili dëshironte të largohej nga klubi katalanas pas mosmarrëveshjeve me presidentin Josep Maria Bartomeu.
"Nuk e di nëse jam i aftë ta bëj Messin të buzëqesh. Si trajner, unë duhet të kërkoj pozicionin në të cilën Leo mund të zhvilloi paraqitje të mira në fushë. E kam parë duke punuar në javët e fundit: Messi jeton për futboll dhe për të fituar. Mënyra më e mirë për ta bërë të lumtur është të fitosh sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, kjo është formula e duhur ”, deklaroi Koeman.
Sulmuesi argjentinas i shpalli luftë Bartomeut kur u ndje i mashtruar nga premtimet e parealizuara. Kapiteni dëshironte të largohej nga Barça, por presidenti nuk e lejoi dhe tani, Messi ka dekretuar një armëpushim, jo paqe, në mënyrë që sezoni të jetë i qetë, të paktën jashtë fushës së lojës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: