VIDEO/ Inter fiton me 'manita' ndaj Beneventos, shkëlqen Hakimi

VIDEO/ Inter fiton me 'manita' ndaj Beneventos, shkëlqen Hakimi

20:12, 30/09/2020

Në stadiumin “Ciro-Vigorito”, Inter  fitoi me rezultatin 5-2 ndaj Beneventos në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian.

Pas suksesit me rezultatin e ngushtë 4-3 ndaj Fiorentinës, këtë herë zikaltërit arritën ta mbyllnin shpejtë ndeshjen.Skuadra e Antonio Contes e gjeti golin e avantazhit që në minutën e parë, ku Lukaku shënoi pas një asisti të marrë nga Hakimi. Ishte përsëri belgu që shënoi golin e tretë në minutën e 28’, 3 minuta pasi Gagliardini dyfishoi shifrat.

Image

Caprari ngushtoi shifrat në minutën e 34’, por Hakimi i preu të gjitha shpresat ekipit të Pipo Inzaghit duke shënuar në minutën e 42’, i cili ishte edhe goli i tij i parë me fanellën zikaltër. Pjesa e dytë ishte disi më e qetë, por golat përsëri nuk munguan. Lautaro shënoi të pestin për Interin në minutën e 71’, teksa 5 minuta më vonë Caprari shënoi të dytin për Beneventon.

Image

Duket një Inter ndryshe në këtë fillim sezoni, teksa në dy ndeshje kanë arritur të shënojnë 9 gola.

Ndërkohë Specia ka mposhtur në transfertë Udinezen me rezultatin 2-0, duke regjistruar kështu fitoren e parë në Serinë A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco