Hera e parë në histori/ Superkupa e Gjermanisë do të gjykohet nga një femër

Hera e parë në histori/ Superkupa e Gjermanisë do të gjykohet nga një femër

19:42, 30/09/2020

Superkupa që do të luhet sot në mbrëmje midis Bayernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit do të gjykohet nga Bibiana Shtainhaus.

Do të jetë hera e parë në historinë e këtij kompeticioni që një arbitre do të drejtojë një ndeshje të tillë.

Në të gjitha finalet e luajtura deri tani në Gjermani, kurrë nuk ka pasur një femër.

Shtainhaus i ka gjykuar edhe më parë bavarezët në një ndeshje të Bundesligës, ndërsa për Borusian e Dortmundit është hera e parë që do të qëndrojë në fushën e blertë.

41-vjeçarja gjykoi për herë të fundit në Bundesligë më 16 qershor të sezonit të kaluar.

Asaj iu besua sfida e javës së 32-të midis Union Berlin dhe Paderbornit që përfundoi me rezultatin 1-0.

Në ndeshjen e sotme ajo do të ndihmohet edhe nga teknologjia VAR, që tani është pjesë e çdo kompeticioni në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco