Luajtën kundër Genoas që ka 14 të prekur me COVID-19, te Napoli marrin përgjigjet e testeve

Luajtën kundër Genoas që ka 14 të prekur me COVID-19, te Napoli marrin përgjigjet e testeve

16:57, 30/09/2020

Napoli ka njoftuar se të gjitha testet për COVID-19 kanë rezultuar negative.

Ekipi napoletan iu nënshtrua testeve për Koronavirusin, pasi vetëm pak ditë më parë luajti kundër Genoas në kampionat, me këto të fundit që para ndeshjes kishin konfirmuar dy lojtarë pozitiv me COVID-19.

Numri i të prekurve nga Koronavirusi është rritur te Genoa, pasi klubi italian konfirmoi edhe 12 raste të reja pozitive, pra në total 14 persona të infektuar.

Të gjithë të prekurit janë në karantinë dhe ndeshja e Genoas ndaj Torinos është vënë në dyshim për t’u luajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco