Talenti amerikan kalon me sukses testet mjekësore te Barcelona

Talenti amerikan kalon me sukses testet mjekësore te Barcelona

16:25, 30/09/2020

Pas mbërritjes në Katalonjë mbrëmjen e djeshme, Sergino Dest kreu këtë të mërkurë ekzaminimet mjekësore te skuadra katalanase.

Mbrojtësi i majtë pritet të nënshkruaj një kontratë 5 vjeçare me blaugranët. Zyrtarizimi i transferimit të Dest, që mbërrin nga Ajax, është planifikuar për nesër ndërsa konferenca për shtyp e prezantimit në Camp Nou mund të zhvillohet të premten.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes me Celta Vigon, Ronald Koeman foli për transferimin më të ri te Barça: " E para, ai duhet të nënshkruajë kontratën dhe unë preferoj të pres, por kur të nënshkruajë ai do të jetë një lojtar shumë i dobishëm për Barcelonën, me përvojë në Champions League dhe shumë cilësi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco