Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Hazard këmbë prej ‘xhami’, Reali konfirmon sërish dëmtimin e tij

Hazard këmbë prej ‘xhami’, Reali konfirmon sërish dëmtimin e tij

14:59, 30/09/2020

Eden Hazard po vuan shumë nga dëmtimet e shpeshta.

Pas transferimit nga Chelsea te Real Madrid, “ylli” belg nuk është aktivizuar pothuajse në shumicën e ndeshjeve për shkak të dëmtimeve.

Mister “100 milionëshi” këtë sezon nuk është aktivizuar fare, ndërsa për ndeshjen e sotme kundër Valladolid ishte i ftuar nga Zinedine Zidane.

Kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë dhe drejt rikuperimit të tij të plotë, klubi madrilen me një deklarate zbulon se ai ka pësuar një tjetër lëndim muskulor në këmbën e djathtë. Për pasojë, ai është tërhequr nga skuadra për ndeshjen ndaj Valladolid dhe do të vijojë me mungesën e tij të pakën edhe 4 javë të tjera.

Kujtojmë që Hazard humbi 15 ndeshje për shkak të lëndimeve gjatë 7 viteve te Chelsea, ndërsa ka humbur 29 ndeshje vetëm këtë sezon me fanellën e Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco