Kush është më i miri, Messi apo Ronaldo? Ibrahimovic bën deklaratën ‘thumbuese’

Kush është më i miri, Messi apo Ronaldo? Ibrahimovic bën deklaratën ‘thumbuese’

09:46, 30/09/2020

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ai duhet të pres edhe pak që të jap verdiktin final se kush është më i miri në debatin e gjerë për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Kapiteni i Barcelonës është aktualisht 33-vjeçar, ndërsa ylli i Juventusit gëzon 35 vite, por ende vazhdon debati se cili është më i miri i të gjitha kohërave.

Sulmuesi 38-vjeçar ka vlerësua lojën e Messit dhe Ronaldon, por kërkon që t’i shoh të dy se si luajnë kur janë në moshën e tij.

“Do të shikojmë se si luajnë të dy kur do të jenë në moshën time”, ka thënë Ibrahimovic në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Në moshën 35-vjeçare, unë isha te Manchester United, Nuk ishte e lehtë, por në sezonin tim të parë, kemi fituar tre tituj. E admiroj Cristianon, ai punon shumë dhe ka luajtur në skuadra të mëdha, por në Itali është ndryshe, nuk befasohem që ai shënon më pak se më parë”.

“Për Leon, çfarë të them? Ai ka një talent unik. Për mendimin tim, ai asnjëherë nuk do të ndryshojë skuadër”, ka Ibra.

Messi deri tani ka fituar 6 herë Topin e Artë, ndërsa Ronaldo ka një më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco