Kërkohej nga ekipet e Superiores, zbulohet e ardhmja e Vasil Shkurtajt

Kërkohej nga ekipet e Superiores, zbulohet e ardhmja e Vasil Shkurtajt

22:11, 29/09/2020

Zbulohet skuadra ku do të vazhdojë karrierën Vasil Shkurtaj. Bomberi që mbylli kampionatin me Kukësin, duke shënuar 22 gola në sezonin 2019-2020, do të firmosë për klubin e Ligës së Parë në Kinë, Jiangxi Liansheng.

Sipas "Panoramasport"  bomberi ka rënë dakord për një kontratë 14 mujore, teksa do të përfitojë në total 450 mijë euro.

Kjo ofertë faraonike bëri që sulmuesi të refuzojë çdo ekip të Superiores dhe jo vetëm në këtë periudhë merkatoje.

Pritet që në 24 orët e ardhshme të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, që është ndërmjetësuar nga menaxherët shqiptarë Franc Bode dhe Lorin Burba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco