Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Inzaghi: Me dy blerjet e fundit merkatoja është mbyllur, Atalantën e njohim mirë

Inzaghi: Me dy blerjet e fundit merkatoja është mbyllur, Atalantën e njohim mirë

21:30, 29/09/2020

Lazio do të përballet nesër me Atalantën në një sfidë që duhej të ngrinte sipari ne Serisë A, por që u shty për shkak të angazhimit të bergamaskëve deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i bardhekaltërve Simone Inzaghi doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku fillimisht iu përgjigj interesit të gazetarëve për merkaton e Lazios dhe theksoi se tani mund të quhet e mbyllur.

“Mendoj se me ardhjen e Hoedt dhe Pereirës, merkatoja jonë mund të quhet e mbyllur. Nuk besoj se do të vijë ndonjë futbollist tjetër. Kemi ruajtur bërthamën e ekipit të sezonit të kaluar dhe kemi shtuar disa futbollistë të tjerë cilësorë, për të pasuruar organikën. Megjithatë për momentin mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme dhe jo për merkaton’, u shpreh Inzaghi.

Atalanta është një prej skuadrave që bashkë me Lazion kanë bërë paraqitje mjaft të mira sezonet e fundit, pavarësisht buxheteve shumë të ulëta në dispozicion. Trajneri Inzaghi vlerëson bergamaskët dhe sjell në kujtesë përballjet e fundit që kanë pasur gola e përmbysje të shumta.

“E njohim mirë Atalantën dhe vlerat e saj. Janë një skuadër që bashkë me ne, po bëjnë paraqitje mjaft të rëndësishme në 4-5 sezonet e fundit. Në përballjet mes dy skuadrave ka ndodhur gjithçka dhe këtu kujtoj barazimin 3-3 në “Olimpico” apo suksesin 2-3 në Bergamo, ndaj edhe nesër na pret një ndeshje mjaft interesante, të cilën duam ta fitojmë”, shprehet trajneri i Lazios

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco