Guardiola dhe Messi sërish bashkë? Tapia: Pep refuzoi stolin e Argjentinës

Guardiola dhe Messi sërish bashkë? Tapia: Pep refuzoi stolin e Argjentinës

20:14, 29/09/2020

Shumë njerëz ëndërrojnë të shohin përsëri Lionel Messin të stërvitet nga Pep Guardiola . Claudio Tapia, presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, kujtoi gjatë një interviste për “ESPN” kohën kur kontaktoi Pere Guardiola, vëllain dhe agjentin e trajnerit të Manchester City, për t'i ofruar atij pozicionin e teknikut të kombëtares argjentinas para mbërritjes së Jorge Samapaoli.  Tapia shprehet se edhe pse përpiqej të  bëntë këtë ëndër realitet, merrte gjithmonë refuzim nga tekniku spanjoll.

 

"E vërteta është se që nga momenti kur kontaktuam me agjentin e tij, dëshironin të zbulonin situatën. Dëshironim të dinim për kërkesat ekonomike, sepse ne ishim të gatshëm t’i plotësonim ato, në qoftë se problemi qëndronte tek kjo. Mirëpo, ne folëm me vëllanë e tij dhe ai menjëherë na tha se Pep donte të respektonte kontratën që kishte me Manchester City, "kujton Tapia, në lidhje me përpjekjen për të negociuar me spanjollin para se të emëronte Jorge Sampaolin në krye të stolit të Argjentinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco