E bujshme, Milan kërkon Berat Gjimshitin

E bujshme, Milan kërkon Berat Gjimshitin

19:30, 29/09/2020

Prej disa kohësh, Milan është në kërkim të një qendër mbrojtësi.

Në listën e lojtarëve të kërkuar nga drejtuesit e klubit kuqezi për repartin difensiv, bie në sy emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Sipas medieve italiane, agjentët e Gjimshitit janë kontaktuar nga drejtuesit e klubit Lombard.

Për Gjimshitin transferimi tek Milan do të ishte një hap i madh, pasi bëhet fjalë prej një prej klubeve më të suksesshme në Itali dhe që në këtë merkato verore ka afruar disa lojtarë cilësorë për t’u kthyer në majat e Europës. Mbetet për t’u parë...

Ndërkohë, Gjimshiti është thirrur nga Gasperini për ndeshjen e nesërme në Olimpico kundër Lazio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco