Del Piero e thotë troç: Juventusi nuk më pëlqeu, Inter dhe Atalanta janë për titull

Del Piero e thotë troç: Juventusi nuk më pëlqeu, Inter dhe Atalanta janë për titull

17:56, 29/09/2020

Alesandro del Piero, pas raundit të radhës së ndeshjeve të Serisë A që u mbyllën dje, në një analizë për rrjetin “Sky Sport”, ka treguar disa shqetësime lidhur me paraqitjen e Juventusit ndaj Romës, ndërsa ka thurur elozhe për Interin e Contes dhe Atalantën e Gasperinit.

“Juventusi nuk më pëlqeu se si e menaxhoi që në fillim ndeshjen me Romën. Një lojë e çorientuar për 60 minuta dhe një balancim erdhi vetëm pas të kuqit të Rabiot. Madje, me 10 lojtarë, Juvja luajti më mirë, pasi tregoi edhe karakter, por prisja diçka më shumë, pas asaj që pamë e Atalantën”, nënvizoi ish-kapiteni bardhezi, i cili lidhur me luftën për titull paralajmëron Juventusin.

“Gjërat sivjet kanë ndryshuar shumë dhe mendoj se Interi dhe Atalanta janë kandidate serioze për titullin. Për Interin dimë mjaft gjëra, por falë blerjeve të sivjetshme dhe pesë zëvendësimeve, mendoj se ajo që tregoi me Fiorentinën ishte një sinjal i fortë. Ndërsa Atalanta, edhe pse flasim pak, mendoj se ka fituar maturinë e duhur për një objektiv kaq të madh. Pastaj, freskia atletike që ka kjo skuadër mendoj se mund të bëjë diferencën në fund, por edhe cilësia është shumë e madhe”, deklaroi Del Piero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco