VIDEO/ U zgjua nga koma pasi i dëgjoi zërin, Totti takim emocionues me vajzën e aksidentuar

VIDEO/ U zgjua nga koma pasi i dëgjoi zërin, Totti takim emocionues me vajzën e aksidentuar

17:39, 29/09/2020

“Po të presim, Francesco” ishin fjalët e prindërve të Ilenia Matilli për ish-kapitenin legjendar të Romës.

Futbollistja e Lazios ishte në koma prej nëntë muajsh pas një aksidenti të rëndë e u zgjua vetëm pak ditë më parë, duke dëgjuar zërin e, Francesco Tottit, që i kishte dërguar një video mesazh ku e inkurajonte të mos dorëzohej.

Dje, Totti ka bërë një vizitë në Poliklinikën ‘Gemelli’ për të takuar vajzën e për ti realizuar kështu ëndrrën Ilenias, që takoi idhullin e saj: “Jam shumë i emocionuar, po ta dija do e kisha bërë më parë, kur të dalë do të shihemi sërish”. E në fund një selfie që është postuar në rrjetet sociale nga vajza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco