Presidenti i Atleticos i bën ftesë Messit: Eja bashkohu me Suarezin!

Presidenti i Atleticos i bën ftesë Messit: Eja bashkohu me Suarezin!

16:54, 29/09/2020

Lionel Messi mbeti shumë i zhgënjyer nga vendimi i drejtuesve të Barcelonës për të larguar Luis Suarezin, mikun e tij të ngushtë.

Por ka një mënyrë për ta parë “Pleshtin” sërish në një skuadër me uruguaianin.

Presidenti i Atleticos së Madridit, Enrique Cerezo, i bën ftesë 6 herë fituesit të “Topit të Artë” t’u bashkohet “Los Colchoneros”.

Sigurisht, diçka e tillë mund të ndodhë pas një viti.

“Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, i them atë shprehjen e ëmbëlsirave: Lëre të kthehet në shtëpi për Krishtlindje! Me dëshirë, gjithçka është e mundur”, nënvizoi Cerezo për “Cadena Cope”.

Pavarësisht zhurmës së madhe të krijuar në shtëpinë e Barcelonës gjatë javëve të fundit, Cerezo i doli në krah homologut të tij, Josep Maria Bartomeu, duke thënë: “Nënshkrimi i Suarezit shkoi në mënyrë perfekte. Bartomeu është një mik i mirë dhe një president i shkëlqyeshëm. Për momentin, gjërat nuk po shkojnë mirë te Barcelona, por ai ka vepruar ashtu siç është dashur të veprojë, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Nënshkrimi nuk ishte i vështirë, Suarez po luan aty ku dëshironte të luante”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco