Egbo: Me Young Boys shanset janë 50 me 50!

Egbo: Me Young Boys shanset janë 50 me 50!

16:30, 29/09/2020

Trajner i Tiranës, Emanuel Egbo, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve shqiptarë, në prag të sfidës ndaj Jang Bojs, që do të zhvillohet në datën 1 tetor në Zvicër. Në prononcimin e tij, tekniku i skuadrës bardheblu, veç të tjerash theksoi se shanset për kualifikim janë 50 me 50.

Ndeshja – Do jetë ndeshje që duhet ta shijojmë dhe të japim maksimumin. Të provojmë fatin tonë në fushë dhe të marrim atë që na takon.

Young Boys ka bërë 2 ndeshje në kampionat, janë më në rritëm se ne. 2 ndeshjet që kemi luajtur në Ligën e Kampionëve dhanë një impuls pozitiv. Nuk do luajmë me frikën e ndeshjes së parë. Ekipi do të futet në lojë saç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena  Zvezdën.

Nuk jemi në presion, janë ata që janë në presion. Në letër janë më të mirë se ne. Do të shkojmë atje, për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t’u kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen.

Kemi analizuar kundërshtarët, në ditën e ndeshjes do ta dimë si ta përballojmë. Duhet të përfitojmë nga gabimet e atyre, për ta fituar ndeshjen.

Largimet? Jemi përqëndruar vetëm te ndeshja. Nuk e kam mendjen te largimet. Për mua nuk kanë rëndësi emrin. Rëndësi ka çfarë japin brenda fushës. Ekipi i futbollit nuk është si boksi 1 kundër 1. Është grupi ai që ka rëndësi. Kemi bërë analizën e tyre, ka lojtarë që kanë ikur dhe janë dëmtuar. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Champions-it. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. Është një ndeshje që i kemi studiuar dhe do t’i shohim si mund t’i përballojmë.

Diferencat- Nuk ka shumë diferenca. Ekipi që do të bëjë më pak gabime brenda fushe do të kalojë. Është ekip që duhet vlerësohet maksimalisht. Ka lojtarë të gjatë dhe luajnë me topa të gjata.

Largimi i Muçës? Futbolli kështu e ka. Një trajner në Nigeri më ka thënë, 20 futbollistë nuk mund të luajnë bashkë për 20 vjet. Ai iku në mënyrë paqësore. Vendosi vetë rrugën. I urojmë fat.

Precedenti i Young Boys me Skënderbeun- Unë besoj që edhe ajo që arriti Skënderbeu ndaj Young Boys, na jep besim se ne mund të kualifikohemi. Mendimi për bojkotin e Superiores…

Bojkoti – Nuk mendoj që kampionati nuk do zhvillohet. Mendoj se do zgjidhet, përgjigja e dytë është se nuk e kam në dorë. E vendosin presidentët e klubeve dhe qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco