Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Mick Schumacher do të debutojë në Formula 1

Mick Schumacher do të debutojë në Formula 1

15:10, 29/09/2020

Emri Schumacher është zyrtarisht përsëri në Formula 1.

Siç njoftoi Ferrari të martën pasdite, Mick Schumacher do të bëjë debutimin e tij në garën në Nürburgring, për Çmimin e Madh të Eifel, që zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Djali i legjendës Michael Schumacher do të fillojë praktikën e parë të lirë të premten për ekipin Alfa Romeo, i cili është i pajisur me motorë nga Ferrari.

Përveç 21-vjeçarit, edhe Callum Ilott do të drejtojë makinën e Alfa Romeot në praktikën e lirë. Robert Shwartzman gjithashtu do drejtojë një makinë të Formula 1 në finalen e sezonit në Abu Dhabi.

“Jam shumë i lumtur që e kam këtë shans në praktikën e lirë. Fakti që pjesëmarrja ime e parë në Formula 1 do të jetë para tifozëve të mi në shtëpi në Nürburgring në fundjavë, e bën këtë moment edhe më të veçantë”, tha Mick.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco