‘Duan të bojkotojnë, le të bojkotojnë’/ Rama i vendosur: Futbollistët në Shqipëri...

‘Duan të bojkotojnë, le të bojkotojnë’/ Rama i vendosur: Futbollistët në Shqipëri...

14:46, 29/09/2020

Kryeministri Edi Rama, foli për situatën kaotike të krijuar në sportin shqiptar, ku klubet e futbollit kanë bojkotuar kampionatin teksa kërkojnë plotësimin e 4 kushteve.

Sipas kreut të shtetit, kërkesa për lënin 10 vjet pa taksa të futbollistëve nuk është e mundur.

Ligj për sportin? “Që futbollistë kërkojnë të rrinë 10 vjet pa taksa kjo nuk funksionon. E dimë shumë mirë që futbollistët s’paguhen me minimum jetik 230 mijë lekë si pastrueset. Këta na deklarojnë nga 230 mijë lekë pagë, marrin shumë më tepër, mijëra euro e ne s’mund dot t’ju themi s’keni taksë 10 vjet, në një botë që dhe Ronaldo e Messi përfundojnë në gjykatë e prokurori për taksat.

Ndërkohë që patjetër një ulje fillestare, patjetër një TVSH 6% për investimet në sport, patjetër që mund të shihet e s’ka problem taksa e ndikimit në infrastrukturën sportive, por patjetër që jemi gati të bëjmë atë që duhet dhe për zinxhirin e fëmijëve por ndërkohë historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë që i detyrohen shtetit si pronarë aktivitetesh të tjera nuk kalon, as historia me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajën topash me qeverinë, nuk kalon.

Gati për të gjitha por ama ka ardhur koha që edhe mbështetjet e bashkive, direkte, për klubet profesioniste të kalojnë në mbështetje për të tjerët, për sportin, dakord për fëmijët që luajnë në shkollë, jemi okej për gjithçka që bëhet për fëmijët, këto historitë me modele nga këtej e andej është mirë të mos na i tregojnë më se i tregojnë keq, i kemi parë, por në sa vjet ka shtet shqiptar, mblidhini të gjitha bashkë dhe për futbollin s’është bërë saç është bërë në këto vite.

Nuk e kuptoj dot arsyen pse këtyre u duhet bojkoti nëse nuk bëjnë një kalkulim që janë më rehat të bëjnë bojkot, mbase janë më rehat, i japin futbollistëve një minimum real mbase, s’kanë taksirate të tjera, kjo nuk ka për të funksionuar. Duan të bojkotojnë të bojkotojnë, ata me qeverinë thjesht e vetëm të bashkëpunojnë e çfarë të marrin është okej”, u shpreh Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco