Detajet/ Kristalizohen vazot e Champions-it, të enjten shorti i fazës së grupeve

Detajet/ Kristalizohen vazot e Champions-it, të enjten shorti i fazës së grupeve

11:47, 29/09/2020

Mungesa e kontrollit në kalendar, shkaktuar nga koronavirusi dhe mbyllja e vonë në Lisbonë e edicionit të kaluar e kanë lënë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në pritje (2020-2021). Midis të martës dhe të mërkurës, vazot për fazën e grupeve do të kristalizohen. Më pas, shorti do të hidhet të enjten, më 1 tetor, në Nyon të Zvicrës, prej orës 18:00.

Do të jetë ai moment, kur të fillojmë të bëjmë llogaritje mbi “grupet e vdekjes”, ose kombinime të tjera të thjeshta për të shkuar në raundet me eliminim direkt, edhe pse e vërteta është se pothuajse gjithçka tashmë është vendosur. Mungojnë vetëm gjashtë ekipe për t’u shortuar, pothuajse të përcaktuara. Ndeshjet e mbetura të raundeve të mëparshme kualifikuese do të përcaktojnë se cilat skuadra, me anë të një koeficienti, do të plotësojnë boshllëqet (vendet e lira) në vazot 3 dhe 4.

Ja pamja aktuale e vazove, para shortit:
Vazo 1: Bayern Munich, Sevilla, Real Madrid, Liverpool, Juventus, PSG, Zenit dhe Porto.
Vazo 2: Barcelona, ??Atlético Madrid, Manchester City, Manchester United, Shakhtar, Borussia Dortmund, Chelsea, Ajax.
Vazo 3: Leipzig, Inter, Lazio, Atalanta.
Vazo 4: Borussia Moenchengladbach, Istanbul, Rennes.

Paraprakisht, Real Madridi dhe Seville do të kenë privilegjin të drejtojnë grupet e tyre. Si kampionë të La Liga-s dhe të Ligës së Europës, UEFA rezervon një vend për to në vazon 1. Barcelona dhe Atlético Madrid do të duhet të presin për fat në short, uke shpresuar të evitojnë rivalë midis Bayern Munich, Liverpool, Juventus, PSG, Zenit dhe Porto; gjithashtu kundërshtarë të tjerë të klasit të parë. Në vazon 2 janë, si kurthe për Seville dhe Real Madridin, dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United, Borussia Dortmund, Chelsea, Ajax dhe Shakhtar. Në vazon 3, për të ashpërsuar cilindo nga grupet, në të cilët bien: Leipzig, Inter, Lazio dhe Atalanta, që janë sistemuar tashmë prej nga do të shortohen. Dhe në vazon 4, si qershia mbi tortë, janë Borussia Moenchengladbach, Istanbul Basaksehir dhe Rennes.

Faza e fundit paraprake e Ligës së Kampionëve (rezultati i ndeshjes së parë)
Krasnodar-PAOK 2-1 (kthimi të mërkurën, 30 shtator, ora 21:00)

Maccabi Tel Aviv-Salzburg 1-2 (kthimi të mërkurën, 30 shtator, ora 21:00)

Slavia Prague-Midtjylland 0-0 (kthimi të mërkurën, 30 shtator, ora 21:00)

Gent-Dinamo Kiev 1-2 (ndeshja e dytë, të martën e 29 shtatorit, ora 21:00)

Molde-Ferencvaros 3-3 (ndeshja e dytë, të martën e 29 shtatorit, ora 21:00)

Olympiacos-Omonia 2-0 (ndeshja e dytë, të martën e 29 shtatorit, ora 21:00)

Me një vend në fazën e grupeve, por pa një vazo të caktuar, janë Lokomotiv Moska, Marseille dhe Bruges. Pozicioni i tyre do të varet nga cilat klube hyjnë në fazën paraprake, fati i të cilëve është përcaktuar gjithashtu. Fituesi i Dinamo Kiev-Gent do të shkojë në vazon 3. Nga çiftet kualifikuese Slavia Prague-Midtjylland dhe Molde-Ferencvaros, fituesit do të shkojnë në vazon 4. Dhe, në pjesën tjetër, Red Bull Salzburg-Maccabi Tel Aviv, Krasnodar-PAOK dhe Olympiacos -Omonia, do të varet nga kush shkon në fazën e grupeve, nëse fituesi i tyre hyn në vazon 3 ose 4./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco