Kapiteni i Napolit humbet supersfidën me Juventusin

Kapiteni i Napolit humbet supersfidën me Juventusin

21:09, 28/09/2020

Napoli fitoi me rezultatin tenistik 6-0 ndaj Genoas, por Lorenzo Insigne prishi festën e të kaltërve, pasi u dëmtua që në pjesën e parë dhe la fushën e lojës për t’u zëvendësuar nga futbollisti nga Maqedonia Veriore, Eljif Elmas.

Kapiteni napolitan do t’iu nënshtrohet nesër vizitave mjekësore, por klubi ka njoftuar se nëse nuk ka pësuar tërheqje muskulore, do t’i duhen rreth 20 ditë për t’u rikuperuar dhe për të qenë në dispozicion të Gatusos.

Përkthyer ndryshe, Insigne nuk do të jenë në dispozicion të Napolit për ndeshjen e fundjavës përballë Juventusit dhe gjithashtu nuk do t’i bashkohet as Italisë së Roberto Mancinit, në dy ndeshjet e Nations League.

Mungesa e Insignes peshon jo pak te Napoli, pasi bëhet fjalë për një nga futbollistët më me eksperiencë të skuadrës, ndonëse trajneri Gattuso ka alternativa të shumta në pankinë dhe mund të aktivizojë njërin mes Politanos e Mertens në atë pozicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco