Napoli pranë akordit me kushëririn e Hysajt

Napoli pranë akordit me kushëririn e Hysajt

19:23, 28/09/2020

Një tjetër futbollist me mbiemrin Hysaj pritet t’i bashkohet Napolit.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Daniel Hysaj, i cili është kushëriri i kapitenit të Kombëtares shqiptare.

Sipas “iamnaples.it”, talenti shqiptar është shumë pranë akordit me të kaltrit, teksa do t’i bashkohet ekipit të 17-vjeçarëve.

Daniel Hysaj aktualisht është pjesë e moshave të Barit, teksa pritet të bëjë hapin e madh në karrierë.

Kujtojmë që klubi i Barit dhe ai i Napolit, i përkasin familjes De Laurentis dhe kjo e bën më të mundshme kalimin e shqiptarit te klubi i Serisë A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco