Lojtarin e Shkëndijës e kafshojnë qentë, përfundon në spital

Lojtarin e Shkëndijës e kafshojnë qentë, përfundon në spital

18:32, 28/09/2020

Çfarë ironie! Të enjten e kaluar shkëlqeu me Shke?ndije?n kunde?r Totenham ne? sfidën e vlefshme për Ligën e Europës, nde?rsa sot sulmohet nga qentë endacak ne? Tetove?.

Bëhet fjalë për futbollistin sllovak të Shkëndijës, Jan Krivak, i cili bëri një paraqitje dinjitoze ndaj skuadrës së madhe angleze, duke u përballur me yje botërore si Harry Kane, Son, Lukas, etj.

Portali tetovar “Albanews24” bën me dije se pas kafshimit nga qentë, futbollisti është detyruar të shkojë në spitalin e Tetovës për të marrë ndihmën mjekësore, teksa nuk dihet ende në çfarë grade është kafshimi dhe se sa rrezikon mbrojtësi sllovak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco