Vedat Muriqi merr përgjigjen e testit për COVID-19

Vedat Muriqi merr përgjigjen e testit për COVID-19

17:22, 28/09/2020

Vedat Muriqi mund të ribashkohet së shpejti me skuadrën e tij të re, Lazion.

Mediat në Kosovë raportojnë se sulmuesi i bardhekaltërve ka rezultuar negativ në testin e sotshëm për COVID-19.

Futbollisti 26-vjeçar do t’i nënshtrohet një testi të dytë në mbrëmje dhe nëse përgjigjja e analizave konfirmohet negative, atëherë që nesër ai mund t’i bashkohet Lazios në stërvitje.

Pak ditë pasi u prezantua tek ekipi i ri, Muriqi u konfirmua si i infektuar me Koronavirus.

Megjithatë, debutimi i tij me Lazion duket se do të vijë në muajin tetor, kur të kenë përfunduar ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco