E konfirmojnë testet mjekësore, dëmtohet ‘ylli’ i Realit

E konfirmojnë testet mjekësore, dëmtohet ‘ylli’ i Realit

14:19, 28/09/2020

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka humbur shërbimet e Toni Kroos.

Ylli gjerman ka pësuar një dëmtim dhe analizat mjekësore nuk japin lajme të mira pasi gjermani duhet të pushojë.  Duke marrë parasysh faktin që Kroos gjithmonë e shkurton kohën e rikuperimit, Zidane nuk do ta ketë në dispozicion gjermanin për 10-14 ditë.

“Parë testet e bëra sot në lojtarin tonë Toni Kroos, ai është diagnostikuar me problem muskulor në këmbën e majtë”, thuhet në raportin mjekësor.

Kroos është padyshim një nga pikat kyçe të formacionit të Real Madrid dhe mungesa e tij do të jetë humbje e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco