Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Higuain debutim katastrofë, humb penallti dhe bën sherr...

VIDEO/ Higuain debutim katastrofë, humb penallti dhe bën sherr...

13:07, 28/09/2020

Debutim për t’u harruar për Gonzalo Higuain në MLS.

“El Pipita” u largua nga Juventusi dhe zgjodhi të vijonte karrierën tek Inter Miami, me president David Beckhamin.

Ekipi i sulmuesit argjentinas u mposht 3-0 në fushën e Philadelphia Union. Argjentinasi pati një shans të artë për të rihapur takimin në minutën e 77-të, teksa kishte humbur dy raste të pastra më parë.

Rezultati ishte 2-0 për vendësit, penallti për Interin, por Higuaini dështon të dërgojë topin në rrjetë. Philadelphia realizoi edhe një gol tjetër, duke siguruar tri pikët pas triumfit me “tris”

Në këtë takim nuk mungoi as tensioni. Kundërshtarët u tallën me bomberin latin pas humbjes së penalltisë dhe ky i fundit nuk i përmbajti nervat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco