'Tirana më e dobët se sezonin e kaluar', Mema nuk i kursen kritikat ndaj bardhebluve

'Tirana më e dobët se sezonin e kaluar', Mema nuk i kursen kritikat ndaj bardhebluve

12:44, 28/09/2020

Ardian Mema, është shprehur se Tirana e këtij sezoni është më e dobët se ajo e sezonit të kaluar, kur u shpall kampione.

I ftuar në studion e “Sport News” në “News 24”, Mema është shprehur se bardheblutë kanë gabuar në merkato, duke shtuar se nuk mund të largohet drejtori dhe kapiteni, pasi jeni shpallur kampionë. Gjithashtu sipas tij trajneri duhet të vendosë veton për lëvizjet që bëhen në skuadër.

“Tirana ka bërë një gabim, veç lojtarëve maqedonas që janë normal kishte mundësinë që të merrte lojtarë për titull sepse mundësitë financiare ishin. Me aq sa kam parë, nuk mendoj se Tirana do ketë forcën e sezonit të kaluar. Ka trajnerë që janë menaxherë dhe trajnerë që rrisin lojtarët, filozofitë janë të ndryshme. Daja vendoste gjithçka te Skënderbeu, donte t’i merrte ai, tek-tuk donte edhe presidenti të sillte ndonjë. Trajneri duhet të vendosë veton, sepse tregon personalitet.

Kur del kampion nuk mund të ndërosh kapitenin apo drejtorin. Nuk e di sepse Laçi ka dhënë dorëheqjen, mbase ka qenë e nxituar. Afrimi i Osmanit i bie një mbivendosje dhe Arbi e ka parë të udhës që të japë dorëheqje”, u shpreh Mema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco