Ronaldo pas barazimit ndaj Romës: Pikë e rëndësishme për Juventusin

Ronaldo pas barazimit ndaj Romës: Pikë e rëndësishme për Juventusin

11:38, 28/09/2020

Cristiano Ronaldo është i kënaqur me pikën e fituar ndaj Romës.

Falë golit të portugezit në pjesën e dytë, Juventusi barazoi rezultatin 2-2 në duelin në transfertë ndaj kryeqytetasve italianë.

“Mendoj se është një pikë e fituar me shumë vështirësi. Ishte situatë e komplikuar, u kthyem, edhe pas kartonit të kuq, kështu që në fund të sezonit kjo mund të jetë pikë e rëndësishme”, ka thënë Ronaldo.

“Ne jemi në startin e sezonit, kemi trajner të ri, ide të reja, por unë shoh skuadrën që po punon mirë, me entuziazëm dhe shoh të ardhme të ndritur për ne. Ajo që shohim është se skuadra është e lumtur dhe punon me buzëqeshje”, përfundoi portugezi.

Me dy golat e shënuar mbrëmë, Ronaldo arriti në kuotën e 450 golave të shënuara, si i pari lojtarë në historinë e 5 ligave kryesore evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco