Bojkoti i futbollit, ja çfarë thotë Rudi Vata në ‘Fair Play’

Bojkoti i futbollit, ja çfarë thotë Rudi Vata në ‘Fair Play’

22:52, 27/09/2020

Në emisionin “Fair Play” me gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV, në një lidhje “Skype” është ish-kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Rudi Vata.

Tema kryesore e këtyre ditëve është bojkoti i Superiores nga ana e klubeve, gjë për të cilën Vata tha: Më vjen shumë keq që futbolli është bojkotuar. Nuk është kjo zgjidhja e problemeve. Më vjen keq për futbollistët, për trajnerët, të cilët kanë bërë përgatitje për të filluar kampionatin. Jam i sigurtë që profesionistët duhet të jenë në fushë. Kjo është një situatë administrative. Duhet t’i zgjidhin njerëzit që merren me administratën. Futbollistët duhet të luajnë. Të gjitha kërkesat janë të drejta, madje ka dhe shumë kërkesa të tjera që i duhen kërkuar qeverisë, por duhet t’i zgjidhin me njëra-tjetrën Federata dhe qeveria”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Albani28/09/2020 01:05

O Rudi, o Rudi Po kerkesat e drejta ka disa vite ae i jane drejtuar qeverise. Edhe kryeministri i tanishem premtoi qe do zgjidheshin brenda 90 diteve. Dhe kane kaluar kater here nga 90 dite dhe nuk eshte bere asnje gje. Qeveria ka mendimin e pabazuar se ne futboll nuk tregohen pagat e verteta. Po asnje rast nuk eshte zbuar. DURUAN E DURUAN KAQ E KAQ VITE. TANI NUK MBAN ME UJE PILAFI.

Shto koment

Denonco