Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Kokëdhima në ‘Fair Play’: Bojkoti ishte lëvizje e detyruar për botën e futbollit

Kokëdhima në ‘Fair Play’: Bojkoti ishte lëvizje e detyruar për botën e futbollit

22:08, 27/09/2020

Në studion e emisionit “Fair Play” me gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV, për të folur për bojkotin e Superiores është i ftuar presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, i cili është njëri prej anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Çdo javë jemi mbledhur në tryezë, por kemi një platformë komunikimi të gjithë ne presidentët e klubeve. I kemi bërë të qarta qëndrimet tona. Bojkoti ishte lëvizje e detyruar për botën e futbollit.

Liga nuk ka kërkesa vetëm për futbollin. Liga ka shtruar kërkesa për të gjitha sportet. Projekti që ne kemi, përfshin të gjitha sportet. Pra, ne nuk luftojmë vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet”, tha presidenti i klubit fierak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco