Futbollisti i Shqipërisë, Marash Kumbulla, do të debutojë sot me ekipin e tij të ri, Romën, në takimin kundër Juventusit.
Ashtu siç u paralajmërua dje nga trajneri i verdhekuqve, Paulo Fonseca, mbrojtësi i kombëtares sonë do të jetë titullar përballë kampionëve të Italisë.
Në anën tjetër, debutim ka edhe për Alvaro Moratën. Sulmuesi spanjoll, i cili ka pak ditë që i është bashkuar Juventusit, do të jetë në fushë së bashku me Cristiano Ronaldon, me të cilin luan për herë të parë bashkë pas 3 vitesh.
Trajneri Andrea Pirlo u ka besuar sërish Kulusevskit dhe MekKinit, ndërsa ka lënë në stol Paulo Dybala, Douglas Costën dhe Arthur Melon.
Në stolin e Juventusit është dhe sulmuesi i Shqipërisë U-21, Xhakomo Vrioni.
Më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: