Serie A/ Milani di të fitojë edhe pa Ibrën, shpërthen Napoli

Serie A/ Milani di të fitojë edhe pa Ibrën, shpërthen Napoli

20:01, 27/09/2020

Dy fitore në dy ndeshjet e para të Serisë A, që të dyja me rezultat 2-0.

Milani e nisi në mënyrën e duhur sezonin dhe u jep një sinjal domethënës pretendentëve për titull.

Pas suksesit me Bolognan në “San Siro”, erdhi trepikëshi i radhës në fushën e Crotones.

Në mungesë të Zlatan Ibrahimovicit, i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për “Djallin” shënuan Kessie dhe blerja e re, Brahim Diaz.

Mesfushori 23-vjeçar shndërroi në gol në shtesën e pjesës së parë një 11-metërsh të fituar nga Rebic (kryesori e konfirmoi edhe pasi u konsultua me sistemin VAR), ndërsa ish-sulmuesi i Realit realizoi golin e sigurisë 5 minuta pas startit të pjesës së dytë, me një devijim në zonën e portierit.

Me hapin e Milanit ecën edhe Napoli, që u shfaq si uragan në përballjen me Genoan në “San Paolo”, aty ku Elseid Hysaj u konfirmua alternativë e besueshme në krah të djathtë të mbrojtjes, me Gattuson që e aktivizoi titullar.

Napolitanët fituan thellë me rezultat tenistik 6-0, duke e dominuar në çdo aspekt lojën.

Spikati me dygolësh Lozano, ndërsa në listën e golashënuesve shënuan emrin edhe Zielinski, Mertens, Elmas dhe Politano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco